Sali Berisha: Ekstremistë të tërbuar grekë përdhosin territorin shqiptar

E Enjte, 08 November 2018 21:23

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me ngjarjet skandaloze që ndodhën në mesditë në Bularat të Gjirokastrës, ku ekstremistë grekë bënin thirrje antishqiptare në varrimin e Kacifasit.

Berisha thotë se ekstremistët e tërbuar grekë përdhosën territorin shqiptar.

Postimi i plotë

Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptare perdhosen territorin e Republikes se Shqiperise. Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne nje perpjekje te armatosur me policine shqiptare.

Denoj me ashpersine me te madhe aktin primitiv te shfrytezimit te nje procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike per qellime raciste dhe antishqiptare.

Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre. sb

Login to post comments