‘Në vendin tim në vendin tënd, një i çmendur të gjithë i çmend’, janë pikërisht këto vargje të të madhit Dritëro Agolli, të cilët i shkojnë sot për shtat kryeministrit Edi Rama, pasi sheh dhe dëgjon videon me fjalorin e neveritshëm të përdorur prej tij.
E nëse deri dje kishim dyshime nëse është i çmendur apo jo, pasi të shihni këtë video nuk do të keni më asnjë dyshim, dhe për të gjithë ithtarët e tij, i vetmi justifikim do të ishte ‘mos ja vini re, ka qenë i dehur’.
Në videon e mëposhtme fjalori dhe gjuha e përdorur nga Edi Rama, do t’i shkonte për shtat vetëm një pijaneci pas dopios së gjatë, pasi një njeri normal, i lexuar dhe aq më tepër kryetar qeverie, jo vetëm që nuk do të fliste me këtë gjuhë, por përkundrazi do ta dënonte dhe neveriste fjalorin e përdorur.
Shihni mënyrën se si Rama komunikon me shqiptarët virtualisht, për të kuptuar se sa rëndë ëhstë gjendja në vend sot.
Ai sot e ka përdoru gojën tamam si ‘qenef digjital’... syri.net