‘Kriza për Lleshin’, Basha: Nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese

Hënë, 12 November 2018 21:13

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News, tha se konflikti midis Presidencës dhe Kryeministrisë për çështjen e ministrit të ri të Brendshëm, është një nga dimensionet e krizës së mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

“E para është problemi institucional që i takon një institucioni, që është Gjykata Kushtetuese, që vendos për interpretimin e Kushtetutës, përcakton qëndrimet e kryeministrit dhe Presidentit. Ajo që është zbuluar në këtë episod një javor, është dimensioni institucional i krizës që përjetojnë shqiptarët, ky është dimensioni i krizës kushtetuese. Që prej një viti, shqiptarët nuk kanë Gjykatë Kushtetuese. Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është një vend që qeveriset në kushtet e paligjshmërisë.

Madje, dikush do të thoshte në kushte të ngjashme me grushtin e shtetit. Me zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë që ky pushtet absorbohet nga një grusht njerëzish dhe këtë e shohim ditë për ditë, që nga ligji për teatrin e deri tek protesta e banorëve që shohim tek Unaza e Re. Dimensioni institucional i krizës është i qartë edhe me rastin e konfliktit të Presidentit dhe kryeministrit për ministrin e Brendshëm.

Nuk ka pikë rëndësie nëse në atë ministri shkon Lleshi si ministër apo shkon dikush tjetër. Ministria e Brendshme është kontrolluar drejtpërdrejt nga kryeministri dhe dërgimi i një vartësi, këshilltari pa profil politika është dëshmia e zbuluar që Rama kërkon të kontrollojë plotësisht Ministrinë e Brendshme, pa asnjë pengesë. Kjo që po ndodh është rënia e Ministrisë së Brendshme për të mbrojtur veten, familjarët, Tahirin, Dakon, Ballën dhe skandalet e mëdha politike dhe kriminale për të cilën kjo qeveri njihet edhe tek partnerët tanë ndërkombëtar”, tha Basha.

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...