Presidenti i Republikës llir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë.
Por ai ka gjetur kohë të takojë tenorin shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu vetëm disa ditë nga premiera e tij në Théâtre des Champs-Élysées të Parisit me operën “Traviata”.
Meta e ka cilësuar tenorin si ‘zërin e magjishëm shqiptar’ në postimin e tij në ‘facebook’.
Postimi i plotë:
Nga Franca, ju uroj një ditë të mbarë, së bashku me Saimir Pirgun, tenorin e madh, “zërin e magjishëm shqiptar” në skenat e operave më të mëdha botërore, disa ditë përpara premierës së Operas "La Traviata" në Théâtre des Champs-Élysées të Parisit.