×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Deputetja Tabaku: Reforma territoriale, dështim! Bashkitë kanë para vetëm për rrogat

Tuesday, 13 November 2018 11:13

Reforma territorial ka dështuar! Kështu deklaroi deputetja demokrate Jorida Tabaku  në tryezen e organizuar në lidhje me Reformën Territoriale, e cila kryesohet nga Presidenti i Komitetit Europian të Rajoneve Franz Schausberger.

Në fjalën e saj, zonja Tabaku tha se 3 vjet pas nisjes së zbatimit të saj, propaganda qeveritare për këtë reformë ka rënë poshtë.

Zyrtarja demokrate tha se bashkitë tashmë nuk mund të bëjnë asnjë investim pasi fond ii tyre shkon vetëm për paga.

Po kështu Tabaku iu referua edhe diskriminimit politik që u bëhet bashkive që drejtohen nga e djathta.

Ajo tha se 90 % e fondit të zhvillimit të rajoneve shkon për bashkitë e majta. Rasti më flagrant është a i Lezhës por dhe mjaft bashkive të tjera të djathta të cilat pavarësisht projekteve të paraqitura, kanë mbetur në mes të 4 rrugëve nga diskriminimi financiar i qeverisë.

“Kjo reformë ka prodhuar dështim të madh. Ky proces nuk u shoqërua nuk asnjë moment me buxhete të përshtatshme, transferim kompetencash etj. 3 vite pas nisjes së zbatimit, propaganda e tyre ka rënë poshtë.

Bashkitë shpenzojnë 116 milionë euro vetëm paga. Bashkitë nuk mund të bëjnë investime, pasi buxheti i tyre shkon vetëm për paga.

Taksat janë rritur dhe në funde të ditës qytetarët nuk e marrin shërbimin.

Bashkia e Lezhës për shembull, ka paraqitur me dhjetra projekte por ka mbetur në mes të 4 rrugëve.

90 përqind e fondit të zhvillimit të rajoneve shkon për bashkitë e majta dhe jo për të djathtat.

Kjo reformë pra nuk ishte territoriale por elektorale.

Aktualisht kemi lëvizur nga një demokraci lokale e zgjedhur në atë të emëruar.

67 % e shqiptarëve, sipas raporteve ndërkombëtare, nuk besojnë se administrate lokale e kryen punën e saj.

Reforma territoriale ka dështuar, është sakat, si çdo gjë që kjo qeveri ka prodhuar.

Ne kemi një ide të qartë që lidhet me rikonceptimin e pushtetit vendor dhe rikthimin e demokracisë lokale.

Sot Qarqet janë jashtë loje.

Askujt nuk i duhen qendrat bosh të qyteteve, apo platformat online që nuk i kryejnë punë kujt.

Njerëzit kanë nevojë shërbime, ujësjellësa.

Teatri Kombëtar është bërë një çështje europiane.

Dhe kjo çështje është shembulli sesi qeveria shkel kompetencat e qeverisjes lokale.

I janë marrë të gjitha kompetencat këshillit bashkiak. Teatri në fakt është dëshmi e dështimit të plotë të reformës territoriale.” tha Jorida Tabaku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...