Erion mbaje gojën, nuk janë as G. '99 as Mjaft, por janë qytetarë që mbrojnë strehën e tyre

E mërkurë, 14 November 2018 10:44

Nga Orjola Pampuri

Ne fakt juve 'ciftit te dallavereve' kur ju lindte deshira te benit shkarravina qesharake neper pallate, apo shigjeta me nekuptim diskriminues, apo lagje me kulla te shemtuara, apo kur preknit parkun e liqenit, apo kur kerkoni te shembni teatrin per nje kulle, ndertoni stadiumin per nje kulle, shkaterroni gjithcka per intersa te ngushta e per pastrim parash e perfitime marramendese, keto i quani normale. Beni jete luksi ne kurriz te qytetareve te varfer, e sot i ofendoni, tallni e perbuzni.
Por 'me te drejte' ti mendon se fjala jote, e nje djali te thjeshte dikur por te pushtetshem sot, fale Mjaftit, G..99, apo ku di une, do te shkoje ne vend...
Jo more zoteri, nuk ndodh keshtu......
Ti quaji si te duash, ne fund te fundit ka gjithnje nje moment kur njeriu del nga roli, dhe ti del shpesh sa here cenohen interesat e tua dhe te miqve te tu, por kete here pervish lleret per tu larguar, se ste le kush te zaptosh ne Tirane, ate qe qytetaret e ndertojne me mund, ste le kush te prekesh ata qe tiranasit i priten me respekt e mbeshtetje. Mendohu mire, po preke strehen e nenes, gruas, e femijeve ata qytetare qe ti sot i quan shpellare, do te ta bejne te pamundur planin tend te guximshem.
Po c'emer t'ju vendosim juve qe hiqni shqiponjen, per vulgaritet, tentoni te shembni teatrin pasi perben rrezik dhe pasiguri per artdashesit dhe aktoret, shembni stadiume e ndertoni kulla, cenoni hapesira te gjelberta e hidhni beton, ngushtoni rruge makinash per hapesira bicikletash pa patur rruge per makina, shembni shtepi pronaresh pa i pyetur e njoftuar e pa pyetur e diskutuar per nje alternative qe te ndimoje ne ndertimin e infrastruktures por edhe ne favor te mirqenies se qytetareve. Shkelin te drejtat themelore te njeriut sic jane ato te strehimit dhe shkelin me te dyja kembet historine dhe identitetin e nje kombi. Keta do te ishin dy specie interesante per studim, ku ndjesia e destrukvitetit eshte ne harmoni te plote me ate te mashtrimit. Mos Erion Veliaj, mendoji fjalet para se t'i shkruash......nuk ta fal kush fjalen dhe bemat....
Je aty per qytetaret, jo kunder tyre.

Modifikuar më E mërkurë, 14 November 2018 10:48
Login to post comments