Deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka denoncuar edhe një herë se sistemi i shëndetësisë në Shqipëri është drejt kolapsit.
Shehu shkruan se qe prej majit te pagesave nga Fondi për "paketat e zemrës" ndaj privatit edhe per kardiologjinë e kardiokirurgjinë, te trumbetuara fort nga Rilindja këto
Statusi:
"Erresire" sot ne shendetesi, por edhe per neser sipas projekt buxhetit 2019!
Kolapsi financiar i sistemit tone shendetesor reflektohet edhe ne nderprerjen qe prej majit te pagesave nga Fondi per "paketat e zemres" ndaj privatit edhe per kardiologjine e kardiokirurgjine, te trumbetuara fort nga Rilindja keto.
Dua te theksoj se dhe baza funksionale e atij bashkepunimi ishte e centralizuar, raskapitese per qytetaret, gjeneruese e korupsionit.
Pra prej muajsh te gjitha mjekimet e qytetareve ne spitalet private behen vetem me pagesat direkte te tyre, nje barre e madhe financiare kjo.
Ne te gjitha vendet europiane, qytetari i siguruar apo i mbuluar ka te drejte te mjekohet ne cdo qender mjekesore te konvencionuar, publike apo private.
Nderkaq mekanizmin financiar, qe per stadin tone do te ishte racional, konceptin e bashkepageses, logjika populiste e marksiste e Rilindjes nuk arrin ta pranoje.
Edhe ne projekt buxhetin e 2019-tes nuk ka asgje premtuese.
Ne ate vetem shpenzimet abuzive per ato PPP absurde me ne krye Check up-in, jane krejt te garantuara e ne rritje.