Braimllari: Rama, shkaktari i tragjedisë te Unaza e Re, opozita është pranë protestuesve

E mërkurë, 14 November 2018 15:05

LSI-ja e ka konsideruar tragjike, situatën e krijuar me banorët tek Unaza e Re. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, tha se “tek Unaza e Re po konsumohet një tragjedi e re shoqërore ku shkaktari i vetëm është Edi Rama.”

“Dënojmë grabitjen e egër që iu bëhet qytetarëve nga qeveria në funksion të interesave të saj klienteliste kriminale, - vërejti Braimllari. - LSI dhe opozita shqiptare do të jenë në mbështetje të banorëve, 24 orë në 24, pranë çdo qytetari që proteston për të drejtën e tij duke mos u ndalur duke ndërmarrë çdo veprim demokratik që fëmijët, të moshuarit, burrat dhe gratë të mos mbeten në mes të katër rrugëve.”

Login to post comments