Për të dytën herë radhazi brenda pak ditësh, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do zhvillojë një takim me banorët e zonës së ‘Astirit’, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i ‘Unazës së Re’.
Mësohet se lideri demokrat do të shkojë pranë banorëve në orën 16:00, ku do të zhvillojë një bashkëbisedim me ta.
Kujtojmë se prej ditësh banorët protestojnë dhe në shenjë kundërshtie ndaj vendimit të qeverisë kanë bllokuar edhe rrugën. Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen 100%, ndërsa shprehen të bindur se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund.