Skandal i mazhorancës, përjashton opozitën nga takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit

E mërkurë, 14 November 2018 18:06

Qeveria përjashtoi për të dytën herë rradhazi opozitën nga përfaqësimi në takimin e Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE.

Në takimin vjetor të Këshillit të Stabilizimit Asocimit Shqipëri-BE, që u mbajt sot në Bruksel, Shqipëria nuk pati përfaqësim bipartizan pasi asnjë prej përfaqësuesve të opozitës nuk kishte ftesë.

Në Bruksel, sot ishin vetëm përfaqësuesit e qeverisë me në krye ministrin Ditmir Bushati, ndërsa kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin, Genc Pollo, i zgjedhur nga opozita, iu mohua pjesmarrja.

Në vitin 2011, qeveria e Partisë Demokratike pati vendosur një standard sa i përkët përfaqsimit bipartizan, duke i dhënë vend të barabartë në tavolinën e këtij këshilli opozitës së atëhershme drejtuar nga Partia Socialiste.

Ishte Ditmir Bushati dhe deputetë të tjerë të PS, që në mbledhjen e saj kohe përfaqësonte opozitën si kryetar i Komisionit të Integrimit duke dhënë sinjale bashkëpunimi të politikës për integrimin.

Ky është rasti i dytë që qeveria i mohon Shqipërisë përfaqësimin bipartizan në Këshillin e Stabilizim Asocimit me BE-në, pasi vitin e shkuar ishte pikërisht kjo shumicë që vendosi të mos e bëjë pjesë të takimit Partinë Demokratike dhe opozitën.

Modifikuar më E mërkurë, 14 November 2018 18:13
Login to post comments