Kryemadhi: Rruga e vetme e largimit të Ramës, protesta mbarëpopullore

E mërkurë, 14 November 2018 18:20

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me Kryesinë e LSI-së në Durrës, së bashku me deputetët e LSI-së së këtij qarku, Lefter Koka dhe Nora Malaj.

Në fjalën e saj Kryemadhi u shpreh se LSI është e vendosur për bashkëpunim në të gjitha nivelet me partitë opozitare. Ajo u shpreh opozita është e bërë bashkë kundër këtij kryeministri.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se politika e Rilindjes mbolli varfëri dhe krim në vend dhe sipas saj Rruga e vetme e largimit të Ramës, protesta mbarëpopullore.

“Forcimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është garancia për një Shqipëri më të mirë, larg krimit të organizuar dhe varfërisë. LSI luan një rol të veçantë për forcimin e rinisë dhe gruas. Forcimi i strukturave të rinisë dhe gruas është imediate për shpëtimin e vendit nga krimi i organizuar”, tha ndër të tjera në takimin me Kryesinë e LSI-së në Durrës, Monika Kryemadhi.

Login to post comments