Përjashtohet nga Këshilli i Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE, opozita: Frikë nga e vërteta

E mërkurë, 14 November 2018 18:44

Qeveria shqiptare vazhdon me arrogancën e saj, edhe në procesin e integrimit evropian të vendit. Mazhoranca ka përjashtuar për të dytën herë radhazi opozitën nga përfaqësimi në takimin e Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE.

Në Bruksel, sot ishin vetëm përfaqësuesit e qeverisë me në krye ministrin Ditmir Bushati, ndërsa kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin, Genc Pollo,  i zgjedhur nga opozita, iu mohua pjesëmarrja.

Pas këtij takimi ka reaguar vetë Pollo. Ai shprehet se “Për herë të dytë qeveria Rama shkel mbi traditën pozitive të përfaqësimit bipartizan në organet e BE si shprehje e vullnetit konsensual për integrim europian. Edhe sot, ashtu si dhe një vit më parë, qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtare si Bushati e te tjerë por pa kryetarin e e këtij komisioni për integrimin europian, te cilit nuk ju dergua ftesë.

Që në vitin 2011 Qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian.”

Sipas tij, “Ky precedent pozitiv bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorance-opozite te antarësimit te vendit ne BE u kthye në tradite deri në nëntor 2017″.

Pollo thotë se ky gjest nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, me bandën e Bajrave e plot të tjera gjë që nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit”.

Modifikuar më E mërkurë, 14 November 2018 18:50
Login to post comments