Rama, njeriu që e "spërdredh prapanicën" për vota, Berisha publikon videon

E mërkurë, 14 November 2018 20:52

Rama njihet për dredhjet e spërdredhjet e “prapanicës” sa herë bëhet fjalë për të marrë disa vota më shumë nga kategori të ndryshme sociale në vend. Ai shkon në Shkodër e thotë jam shkodran nga mami, shkon në Vlorë e thotë se jam vlonjat nga gjyshja, takohet me elektoratin e Lezhës dhe thotë jam mirditor nga gjyshi, e kështu me radhë.
Ai shkon në kishë për Krishtlindje dhe thotë jam katolik, poston foto urimi për Bajram e thotë jam mysliman.
Rama del në fushatë dhe kur i duhet thotë jam socialist, kur i intereson bëhet demokrat me dy gishta dhe prapë për të marrë ato votat e uruara thotë se s’jam as i majtë e as i djathtë.
Sot e dëgjuam të fliste me superlativa për Ballin Kombëtar. Për të njëjtin Ball Kombëtar që para disa muajsh i quante shqyerës pulash, e jo mendje ndritur siç i quajti sot në ceremoninë e rivarrimit të Mid’hat Frashëri.
Kujtojmë se në ditën kur po dekoroheshin nga ana e presidentit Bujar Nishani 67- anëtarët e ekzekutuar të Ballit , Rama do të nxirrte vrer nga foltorja e Parlamentit.
“Jam me Partizanin, s’jam me Ballin Kombëtar kjo nuk është sekret dhe s’ka asnjë arsye për të ardhur këtu në emër të Ballit Kombëtar dhe për të bërë si fitimtar. Këtu mund të numëroni vetëm sa pula keni shqyer kur keni qenë në qeveri, këtu jeni pasardhësit e lavdishëm të Ballit Kombëtar, Keni shumë të drejtë ti dekoroni sepse jeni njësoj si ata. E dyta kur shkoni atje te Varrezat e Dëshmoreve”, thoshte Rama.
Këtë “spërdredhje” të Ramës e ka ironizuar sot edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në profilin e Facebook ai ka postuar këtë video ku fton ndjekësit të gjejnë se kush është Rama i vërtetë.

Modifikuar më E mërkurë, 14 November 2018 21:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...