Genc Pollo nxjerr dokumentet: Nuk ka progres për negociatat me BE

E Enjte, 15 November 2018 09:14

Kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo, lidhur me takimin e djeshëm te Këshillit te Stabilizim Asocimit Shqipëri-Be:

“Deklarata e Mogherinit, tregoi qarte se qeveria rilindiste është pengese serioze për luftën ndaj krimit e korrupsionit dhe për rrjedhoje për integrimin e vendit ne BE”, nënvizo Pollo.

Reagimi i plotë: 

Kush pretendon se dje në Bruksel, në Keshillin e Stabilizim Asocimit (KSA) qeveria Rama mori lavdërimin e rradhës nga Komisioni Europian do të ketë dëgjuar vetëm intervistat e Bushatit por nuk ka mundësi të ketë lexuar deklaratën e KSA ku pala europiane u kryesua nga Përfaqsuesja e Lartë Mogherini.
Ndërkohë që në mbledhjen para një viti, më 15 nëntor 2017, znj. Mogherini "mirëpriti hapa kundër krimit e korrupsionit e suksese kundër kanabisit" në vijim të mbledhjes së djeshme u tha se " BE ritheksoi nevojën kritike për të arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar veçanërisht kundër kultivimit e trafikimit të narkotikëve.
Kontrasti sipas Mogherinit duket qartë:
1-në 2017 mirëpresin hapat, në 2018 ritheksojnë nevojën kritike për rezultate të prekshme;
2-në 2017 flitet në përgjithësi për krim e korrupsion, në 2018 për korrupsion në të gjitha nivelet;
3-në 2017 flitet vetëm për kanabis, në 2018 flitet për "drugs" pra narkotikë të tërë llojeve përfshi kokainën.
Edhe në këtë lagje të Brukselit dashamirëse me ta Rama e Bushati nuk ndërtojnë dot më Fasadën e Potjemkinit. Edhe kjo deklaratë tregon se qeveria rilindiste po bëhet gjithnjë e më shumë pengesë për hapjen e negociatave të antarësimit.

 

2017
The EU also welcomed the further steps in the fight against corruption and organised crime, particularly the positive results achieved in the fight against cannabis cultivation.

2018
Accordingly, the EU reiterated the critical need ..to deliver further tangible results in the fight against corruption at all levels and in the fight against organised crime, in particular on the cultivation and trafficking of drugs.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...