Amerikanët po nxjerrin në dritë dokumente të reja për lidhjet e Sorosit me ish-ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri Donald Lu. Ai u akuza shpesh nga opozita por edhe nga mediat për lidhjet e tij të forta me organizatën e Sorosit dhe me drejtimin e kësaj ambasade vetëm në interes të këtij grupi njerëzish që kanë zaptuar deri në nivelet më të larta qeverisëse të vendit tonë.
Akuzat u shtuan më shumë kur Sistemi i Drejtësisë po reformohej dhe Edi Rama po e kapte atë me ndihmën e organizatës së Sorosit dhe ambasadorit Donald Lu. Thomas Lifson, i njohur për publikimin e skandaleve që përfshijnë lobimin e politikave të jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar disa të dhëna interesante ku përmendet edhe ish-ambasadori amerikan Lu.
Sipas asaju që publikon Lifson, Soros ka rritur donacionet për të lobuar përfaqësuesit e tij në ambasadat e huaja. Këtë Soros e bën nëpërmjet organizatës jo fitimprurëse “Qendra e Politikave të Shoqërisë së Hapur” e cila ka aktivitet edhe në Shqipëri.
Për Donald Lu, në një dokument të publikuar në muajin korrik të 2017, jepen të dhëna se Soros ka rritur aktivitetet lobuese për të nominuar ish-ambasadorin tonë Donald Lu si diplomat në Kirgistan. Gjë që u faktua më vonë.
Materiali përfshin edhe trë dhëna të tjera për ndikimin e Sorosit në Hungari, apo në Tajlande ku ka shkaktuar de stabilitet ekonomik. Lobimet thuhet më tej mbështeten nga miliona dollarë që në vitin e parë të Presidencës së Donald Trumpit, njohin rritje prej 400%, për shkak të vështirësisë që po has organizata e Sorosit që lidhen me luftën që vetë Presidenti i SHBA-ve i ka shpallur Sorosit.