Menjëherë pas vendimit të Presidentit Ilir Meta, për të dekretuar Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm, ka reaguar edhe Lideri i opozitës Lulzim Basha.
Basha thotë se me ose pa Lleshin, Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq.
“Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!