Në intervistën që është duke dhënë në emisionin “Zonë e Lirë”, Presidenti Ilir Meta, ka komentuar ngjarjen e 28 tetorit në Bularat të Gjirokastrës ku mbeti i vrarë Kostandinos Kaçifas, pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA.
Sipas tij kjo ngjarje nuk ka qenë e rastësishme, pasi viktima ka qenë i frymëzuar.
‘Ne duhet të jemi sa më të përmbajtur. Kjo ngjarje tragjike, nuk është një ngjarje e rastësishme në vlerësimin tim, sepse është e qartë se viktima ka qenë i frymëzuar, apo i përpunuar për të shprehur atë pa përmbajtje tepër provokuese dhe për të krijuar një incident pavarësisht se cila do të ishte pasoja. Nuk mendoj se do të ishte e rastësishme. Ka një përpjekje të segmente të caktuara të cilat kërkojnë të tensionojnë marrëdhëniet mes dy vendeve’, tha Meta.