Ilir Meta- Zoran Zaev: Krenarë që udhëtojmë së bashku drejt BE

Premte, 23 November 2018 11:39

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoni ku u takua me Kryeministrin, Zoran Zaev. Meta e përgëzoi atë për përparimin e shënuar nga vendi i tij si dhe vuri në dukje shpresën dhe dëshirën që Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit të përfundojë sa më shpejt dhe me sukses.

“Është me rëndësi përfundimi me sukses i Marrëveshjes së Prespës. Kjo do të mundësonte jo vetëm anëtarësimin zyrtar të Maqedonisë në NATO, por do të ndihmonte edhe marrjen e një vendimi të favorshëm në qershor për procesin integrues europian, duke shënuar sukses për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit tonë.” – u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës theksoi gjithashtu se: “Shqipëria është e angazhuar për respektimin e të drejtave të pakicës maqedonase”, ndërsa vlerësoi se është me rëndësi bashkëpunimi i qeverive të dy vendeve tona në kuadër të Procesit të Berlinit.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Zaev theksuan rëndësinë e forcimit të përpjekjeve në rrugën e reformave për çeljen e negociatave qershorin e ardhshëm me Bashkimin Europian.

Duke e falënderuar Kryeministrin Zaev për atmosferën pozitive të krijuar për shqiptarët në Maqedoni, Presidenti Meta vuri në dukje kënaqësinë që po merr pjesë në festimet zyrtare e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Shkup.

“Kongresi i Manastirit dhe Alfabeti i Gjuhës Shqipe shënojnë ngjarje tepër të rëndësishme dhe historike, sepse sollën dhe mundësuan bashkimin e shqiptarëve dhe ndihmuan për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912-n”. – nënvizoi Presidenti i Republikës.

Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë Zaev vuri në dukje se Maqedonia tashmë po kalon procese të rëndësishme reformuese duke pasur si objektiv krijimin e një “shoqërie shumetnike për të gjithë” me të drejta dhe trajtim të barabartë për të tërë qytetarët e saj.

“Pas zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për gjuhën shqipe, përfundimit me sukses të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, kryerjes së reformës në drejtësi, në administratën publike, etj, Maqedonia shpreson të realizojë ëndrrën e saj për anëtarësim në NATO dhe përparimin në procesin integrues europian.” – tha Kryeministri Zaev.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Zaev ndanë mendime të njëjta përsa i përket nevojës dhe rëndësisë së shtimit të bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturor me projekte konkrete si ai i “Korridorit 8” dhe investimeve të ndërsjella, me qëllim zhvillimin ekonomik të dy vendeve e të rajonit tonë dhe rritjen e shpresës për brezat e rinj, që të ardhmen e tyre ta shikojnë e ta ndërtojnë në rajonin e Ballkanit.

Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e Kryeministrit Zaev për lidhjen hekurudhore midis dy vendeve tona si investim strategjik për të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike e tregtare, jo vetëm për Shqipërinë e Maqedoninë, por me një impakt rajonal.

Modifikuar më Premte, 23 November 2018 11:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...