'Banorët të protestojnë tek Prokuroria, të nxjerrin nga zyra Arta Markun'

Premte, 23 November 2018 12:09

Situata e krijuar me çështjen e ndjeshme të Banorëve të Unazës së Re ka krijuar mjaft shqetësim në vend. Sjellja arrogante e qeverisë dhe mosfunksionimi i institucioneve të tjera ka bërë që të ketë një përshkallëzim të protestave të banorëve.

Analisti i njohur Fatos Lubonja, ka ka deklaruar se tashmë në vend është instaluar një shtet ku policia, Prokuroria, Parlamenti, janë një bandë e përbashkët që përdoren për të grabitur njerëzit.

“Këtu kemi një shtet, ku policia, Prokuroria, Parlamenti, janë një bandë e përbashkët, përdoren për të grabitur njerëzit, - u shpreh Lubonja në media. - Këtu ai na del dhe akuzon disa njërës dhe thotë që kanë grabitur tokën, por nuk është e vërtetë. Por Rama po ua grabit tokën atyre me këta horrat që ka,.

Po na grabit  ne duke bërë kilometrin me 20 milionë euro dhe po na grabit ne pasi do u paguajmë dhe burnusin e qerave për 3 vite.

Banorët duhet të shkojnë të protestojnë tek Prokuroria të nxjerrin nga zyra Arta Markun se ata vëllezërit Hysa janë të kallëzuar”, u shpreh analisti Lubonja.

Login to post comments