Mehmetaj: Te Unaza e Re asgjë nuk është as ligjore e aq më pak njerëzore

Premte, 23 November 2018 15:01

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar me anë të një postimi në lidhje me situatën në të cilën gjenden banorët e Astirit. “Arroganca dhe urrejtja që qeveria ka ndaj qytetarëve dhe dhuna shumë formëshe që po përdor ndaj tyre po shkakton dramë shoqërore; po hap një plagë e cila nuk kurohet lehtë.”-shkruan Mehmetaj në Facebook

Postimi i plotë:

Asgjë që është duke ndodhur me banesat e Unazës së Re nuk është ligjore e aq më pak njerëzore. Arroganca dhe urrejtja që qeveria ka ndaj qytetarëve dhe dhuna shumë formëshe që po përdor ndaj tyre po shkakton dramë shoqërore; po hap një plagë e cila nuk kurohet lehtë.

Në çdo takimi me banorët e asaj zone ndjen një dhimbje të papërshkrueshme, dhimbje që del përtej politikës. Dhimbjen e djersës e gjakut që me një fadromë mund të humbasin përjetë. Dhimbjen dhe frikën e nënave që nuk dijnë se ku do strehojnë familjet. Dhimbjen e fëmijëve dhe traumën që po përjetojnë nga kjo situatë të cilën nuk e kuptojnë. Dhimbje kur drejtojnë pyetjen e pafajshme: “Pse do ma prishin shtëpinë?”.

Dhimbje kur sheh si po vihen njerëzit kundër njëri-tjetrit nga dashakeqësia e kësaj qeverie. Veriorët kundër jugorëve; Qytetarët kundër policëve; Policët kundër qytetarëve; Ish pronarë kundër banorëve e kështu me rradhë… Me një strategji të qartë makiaveliste, për hir të mbajtjes së pushtetit janë gati të fillojnë edhe një luftë civile.

Ndërkohë që banorët protestonin për shtëpitë e tyre, Kryeministri arrogant nga foltorja e pushtetit nxiste dhunë e urrejte. Në një terr informativ, pa u dhënë qytetarëve asnjë zgjidhje apo përgjigje, i etiketonte dhe ofendonte pa ju dridhur zëri. Madje, pa ndjerë asfare keqardhje përdori vajza e djem të rinj efektivë policie, pa eksperiencën e duhur për ti bërë viktima të denja për shoën e tij online.

Unë sot jam me Inën, megjithëse ajo ishte në krye të detyrës, nuk e meritonte të dëmtohej, aq më pak të flijohej kështu nga drejtuesit e saj dhe as të përdorej në mënyrë të pa shpirt nga Kryeministri për të marrë like në facebook.

Unë sot jam me Erjonën, një nënë e re që proteston për shtëpinë e saj, e që nga dhuna shtazore e urdhëruar prej Kryeministrit kaloi një dhimbje që nuk i urohet asnjë gruaje. Dhe e kaloi e vetme, sepse burri i saj me shume të tjerë mbahen nëpër burgje. Të arrestuar nga policia e shtetit që frikësohet nga kriminelët e tregon forcë ndaj qytetarëve.

Unë jam me ata djem minorenë që barbarisht dhunoheshin nga uniformat e shtetit, ajo uniformë që duhet ti mbrojë.

Unë sot jam me çdo banorë të Unazës së Re, sepse ata si çdo njëri prej nesh e meritojnë të dëmshpërblehen për pronën e tyre, sepse ajo pronë vërtet është ndëtuar me mund e gjak. Jo si milionat e eurove që do fusë në xhep ai që ka orkestruar aferrën e frikshme korruptive që një km rrugë e paguan me 20 mln euro nga taksat e shqiptarëve.

Para një viti Kryeministri e çoi fadromën përpara Teatrit Kombëtarë, luftuam ta ndalonim sepse e dinim që ajo fadromë më vonë do u drejtohej shtëpive tona.

Sot fadromën e ka vënë përpara shtëpive të Unazës së Re, nesër do jetë përpara shtëpisë tënde.

Reago sot! Nesër do të jetë vonë… Çdo shqiptar sot duhet të jetë një banor i Unazës së Re

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...