Basha në ofensivë kundër hajdutërisë së Ramës

Premte, 23 November 2018 15:36

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, në konferencën e sotme për shtyp dha disa mesazhe shumë të rëndësishme.

Por mbi të gjitha ishte lufta që ai i shpalli hajdutërisë së Ramës, kësaj grabitje të jashtëzakonshme që ai po i bën vendit.

Basha shpalli aleancën me qytetarët dhe misionin e Partisë Demokratike dhe të opozitës në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, në mbrojtje kundër shtypësve të të drejtave jetike dhe më themelore.

Në konferencën për shtyp Basha tha se afera e Unazës së Madhe është një vjedhje e hapur dhe e negociuar direkt nga Edi Rama në dy komponentë: Nga rrëmbimi i taksave tuaja dhe rrëmbimi i pronave të gati 317 pronave të familjeve që do të prishen në kundërshtim me ligjin.

Sipas tij 2 mijë euro për 1 cm: ky është çmimi me të cilin Rama po vjedh paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Lideri i opozitës tha se në radhë të parë dhe mbi të gjitha, ky është një projekt megavjedhje! Është një projekt megahajdutërie, me Edi Ramën autor.

“Shkelet çdo ligj dhe ligji i parë që shkelet është ligji i prokurimeve. Kjo nuk mund të ndodhë vetëm me kokën e drejtorit të ARRSH i cili do japë llogari para ligjit. Kjo ndodh sepse në vjedhje është përfshirë Edi Rama. Hajduti që ka shkelur ligjin e prokurimeve është Edi Rama. Hajduti numër 1 që ka futur duart në thesin e parave të shqiptarëve duke shkelur ligjin e prokurimeve, është Edi Rama”, tha ai.

Lulzim Basha bëri dhe një herë thirrjë që banorët të dëmshpërblehen, në dy lotet e tjera janë dëmshpërblyer. “Është shpërndarë mashtrimi se këta njerëz janë zaptues, secili prej tyre e ka blerë pronët, paguan për 25 vite faturat, energjisë, ujit, fitues i ligjit të legalizimit, asnjë nga ata nuk është zaptues”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...