‘Rama sot është në burgun e qytetarëve’

Diel, 25 November 2018 13:58

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj në prononcimin e saj për mediat jashtë ambienteve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, tregoi se LSI do të mbështesë të gjithë këto qytetarë.

Malaj theksoi se masa e “Arrestit me Burg” për protestuesin Dorian Protuduari është e gabuar, teksa shtoi se të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk guxon të vërë dorë mbi fëmijët tanë, mbi familjet tona dhe mbi jetën tonë.

Prononcimi për mediat i deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj.

Sot është futur Edi Rama në burg, sepse është futur në burgun e qytetarëve , të cilët përpara shtëpive dhe jetës së tyre, nuk do të lejojnë që ti shkelin mbi kufoma dhe t’i trajtojnë si qenie johumane.

Sot u dha në vendim i padrejtë për një djalë, që në një shtet të drejtësisë flet me forcën e fjalës dhe të veprimit. Ai mbron ëndrrën e shqiptarëve që është shtëpia. Ai mbron ëndrrën e policisë që është rendi. Ai mbron ëndrrën e sigurisë që është siguria  dhe mbron ëndrrën e dashurisë që është dashuria midis shqiptarëve.

Znj. Nora ka pasur edhe protesta të mëparshme gjatë kohës që ju qeverisnit që dhjetëra qytetarë kanë përfunduar në burg për protestime?

Dhe gjithmonë e dashur Klodi, kemi qenë krahë atyre që kanë protestuar dhe kundra atyre që kanë dhënë një dënim jo të merituar. Sot Doriani nuk ka bërë asgjë, ashtu si të gjithë qytetarët e Tiranës dhe qytetarët e Shqipërisë, ashtu si qytetarët e Kukësit, ashtu si protestuesit e Teatrit Kombëtar, ashtu si ata që e duan Shqipërinë pa oligarkë dhe pa i vendosur tatime e taksa, të cilat ato nuk i mbajnë dot në xhepat e tyre.

Ne jemi sot këtu jo vetëm për ti mbështetur këta banorë, por në radhë të parë për të mbështetur ato 15 gra që janë të dhunuara dhe që askush nga mediat nuk i nxori, sepse ato nuk duan ta marrin dhunimin si mëshirë, por duan të tregojnë që kauza e tyre fitohet edhe atëherë kur mbështeten, edhe atëherë kur është e drejtë, edhe atëherë kur mbështetet në emër të dashurisë e të familjes për ta mbrojtur atë.

Ndaj jem,i të gjithë këtu. Jemi të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk guxon të vërë dorë mbi fëmijët tanë, mbi familjet tona dhe mbi jetën tonë, qoftë ai i pushtetshëm apo ata që janë të papushtetshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...