Paralajmërohet Rama: Unaza e Re është rruga e funeralit tënd politik

Diel, 25 November 2018 14:12

Eksperti ligjor, Artan Manushaqe menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për 11 të ndaluarit e protestës së Astirit, është shprehur se “Unaza e Re” ishte varrimi politik i kryeministrit Edi Rama.

Manushaqe i bën thirrje Ramës të mos ua mbyllë fjalën e lirë qytetarëve dhe të shmangë vëllavrasjen e Policisë së Shtetit me shqiptarët.“Mesazhi im është për Edi Ramën: Djemtë dhe vajzat e Shqipërisë nuk kanë vdekur! Mos e fut Policinë e Shtetit në vëllavrasje me shqiptarët! Unaza e Re është rruga e funeralit tënd politik! Mos e harro!

Shikoje opinionin si po reagon! Të gjithë ne banorët e Unazës së Re dhe të gjithë Shqipërisë jemi për projekt zhvillimi! Urdhëro, na kompenso dhe le të bëhet projekti! Po ç’është ky represion mbi ne?! nuk do ta lirojmë o Edi Rama! Harroje, nuk shkel ti në Unazën e Re!

I bëj thirrje të gjithë intelektualëve të Shqipërisë, – tha ai, – që t’i bëjnë presion opinionit publik, kryesisht qverisë, pushtetit autoritarist që po ndërton Edi Rama dhe që po tenton t’u mbyllë edhe fjalën e lirë, qytetarëve, që të mos e dërgojë Unazën e re dhe Shqipërinë në përplasje përsa i përket banesave të qytetarëve.

Ligjërisht ne na mbron Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, vendimi i vitit 2004. Vendimi i Ondorlusë kundër Turqisë e ka të garantuar pronën, edhe kur e ke pa leje, edhe kur ke një tullë. Pse? Se në momentin që qeveria e ka lejuar një gjë, nuk e ka ndaluar, ti ke krijuar konceptin e qëndrueshmërisë dhe të vazhdueshmërisë. Ke ndërtuar konceptin social të banimit, komunikimit, shkollës. E gjithë Shqipëria ka bërë ndërtime të paligjshme nga ’90-a e ëktej. Në Tiranë janë 80% të ardhur. 50% e pallateve janë pa hipotekë. Por Kushtetuta dhe Konventa Europiane në thelbin e vet ta garanton pronën që në momentin që e ke ndërtuar”, është shprehur ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...