Partia Demokratike ka zgjedhur kreun e saj të ri edhe për degën e Gramshit. Ai është Kodhel Cala i cili fitoi ndaj rivalit Elmas Haruni me 32 vota diferencë, ndërsa në total siguroi 61 vota. I deleguar nga Partia Demokratike për qarkun e Elbasanit ishte deputeti Luçiano Boçi, i cili theksoi se procesi ishte demokratik dhe kandidatët shpalosen platformat e tyre. Deputeti Boçi ka komentuar edhe protestën e qytetarëve të Astirit teksa ka theksuar se PD-ja do të jetë në krahun e tyre për t’i mbështetur.