Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar për situatën e krijuar nga protestat e banorëve të Unazës së Re, pas marrjes së vendimit nga gjykata për protestuesit e arrestuar.
“Tërheqje zvarrë; arrestim të miturish; dështim i gruas shtatzënë; keqtrajtim dhe dhunë fizike në komisariat; përveç rrëmbimit pa shpërblim të pronës private… Duhet më për të kuptuar se në ç’shtet jetojmë?!” – shkruan Manjani.
Më poshtë statusi i plotë i Manjanit:
Tërheqje zvarrë; arrestim të miturish; dështim i gruas shtatzënë; keqtrajtim dhe dhunë fizike në komisariat; përveç rrëmbimit pa shpërblim të pronës private…
Duhet më për të kuptuar se në ç’shtet jetojmë?!
Qartësisht në një shtet anëtarë të Këshillit të Europës dhe të NATOs, jo!
Këto skena i kishim harruar që nga viti 1990, kur pushteti komunist arrestonte e keqtrajtonte te rinj vetëm pse dilnin në demonstratë.
Edhe atëherë, si sot, çirreshin zëdhënësit me shprehjen: keto janë protesta politike…
Ja ku janë sot komunistët e Rilindur!