“E merr kush një vajzë pa gishta?!”, Veliaj bën gafën e pafalshme ndaj polices së gjymtuar

Tuesday, 27 November 2018 16:38

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në përpjekje për ti shërbyer kauzës së tij, ka ‘rrëshkitur’ keq me deklaratat e bëra publikisht.

Teksa kishte mbledhur disa qytetarë, që sipas tij ishin banorë të Astirit, Veliaj foli dhe për plagosjen e efektives Ina Nuka në protestën e mbajtur të enjten përpara Kuvendit.

“I shkojnë sytë ndonjërit prej nesh këtu që të martohet me një vajzë pa gishta?! Zoti i dhëntë shërim dhe të ketë jetën, ajo që u bë u bë tani”, u shpreh Veliaj, duke bërë publik dhe një paragjykim ndaj personave që mund të kenë ndonjë problem fizik të tyre.

Pak kohë më parë një gafë të ngjashme bëri dhe deputeti i PS-së Alket Hyseni, teksa krahasoi ish-kryeministrin Sali Berisha me fëmijët autikë.

Ndërkohë që gjatë gjithë fjalimit të bërë sot Veliaj ka përdorur një gjuhë zhargon, në përpjekje për tu bërë sa më palë me qytetarët që mund të jenë në hallë.

“Unë jam më shpellar se ju, pasi i kam 6 orë larg nga Tirana vendlindjet e prindërve, në të arushës do thoshit ju. Disa prej banesave ishin mbi kanalin e mutit”, tha mes të tjerave Veliaj.

Login to post comments