Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duket se vazhdon me serinë e tij të “propagandës”, duke u terntuar që të përçajë banorët e Unazës së Re që kanë më shumë se 24 ditë që protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre. Ai ka organizuar sot një takim në ambientet e Bashkisë me disa qytetarë, të cilët pretendon se janë banorët e Astirit që po i hapin rrugë ndërtimit të rrugës. Nga një komunikim që Faxweb.al ka pasur me banorë të zonës së Astirit dhe njëherësh protestues, ata kanë sqaruar se asnjë prej tyre nuk është sot i pranishëm në takimin me Veliajn. Banorët sqarojnë se kreu i bashkisë ka anuluar një takim që kishte planifikuar në zonën e Shqiponjës, për shkak se kishte frikë se do të merrnin pjesë dhe protestues të Astirit. “Ky është mashtrimi i radhës që Veliaj mundohet të bëj për të përçarë protestën e banorëve të Unazës së Re. Në këtë takim që ky sy shëmti po zhvillon, nuk ka asnjë banorë të Unazës së Re”, shkruan një prej banorëve në redaksinë tonë. Mbrëmjen e djeshme Veliaj nxori në Facebook prishjen e dy banesave, duke pretenduar se ato i përkisnin zonës së Astirit po në të vërtetë godinat ishin në zonën e ish-AMC-së në Laprakë. “Pergenjeshtrojme lajmin qe Erion Veliaj po transmeton live nga Bashkia e Tiranes, me banoret e Astirit sepse banoret kane qe ne orën 9 te mëngjesit qe po protestojnë ne rruge për mos prishjen e banesave te tyre dhe ky është një mashtrim i radhës i Kryebashkiakut… theksojmë qe banoret e Unazës se Re janë akoma ne protestë …”, shprehen më tej banorët në denoncimin e tyre.