Afrim Qendro, rikthimi tek vendi i krimit dhe si e përmbyti Tiranën në 2002

E mërkurë, 28 November 2018 09:27

Afrim Qendro, kreu i Autoritetit Rrugor shqiptar është vënë në krye të punës, që qeveria ka nisur për të nxjerrë nga banesat e tyre, qindra familje në zonën e “Astirit”, ku pritet të ndërtohet edhe Unaza e Madhe.

Por, duket se Qendro nuk e ka për herë të parë marrjen e flamurit për të ndëshkuar banorët e Tiranës, pasi këtë e ka bërë edhe më herët.

Nga raportimet që janë bërë disa kohë më parë në media, mësohet se Qendro është dënuar me gjashtë muaj burg, pasi ju vërtetua edhe gjyqësisht se kishte qenë fajtor në hapjen e portave të digës së Liqenit Artificial në Tiranë.

Veprim ky që solli përmbytjen e kryeqytetit, dhe një dëm të pakrahasueshëm financiar tek qytetarët.

Qendron, mësohet se në atë kohë ka qenë drejtor i Ndërmarrjes numër 1 në Bashkinë e Tiranës, për gjelbërimin, dhe në këtë cilësi zyrtari doli i përfshirë në veprën penale.

Ka qenë prokurori i Antiterrorit në Prokurorinë e Përgjithshme, Zamir Shtylla, që ka urdhëruar prangosjen e Fisnik Vathit, me profesionin inxhinier, Sotiraq Selenicës, me të njëjtin profesion, të dy përfaqësues të firmës ndërtuese “Triss”, të drejtorit të Ndërmarrjes së Gjelbërimit, Afrim Qëndro, dhe rojes së digës, Ilir Lulja.

Që të gjithë të dënuar me vendim të formës së prerë. Megjithëse Afrim Qendro nuk e ka marrë pafajësinë në asnjë rast, dënimi me burg nuk e ka ndalur të emërohet në krye të Autoritetit të Rrugëve, me firmën e Ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës. Ka ndodhur kjo megjithëse është në fuqi veprimi ligji i dekriminalizimit i cili e ndalon një veprim të tillë.

Madje, vetëm pak ditë më parë, ishte gazetari Ylli Raki i cili pranoi se Edi Rama i kishte thënë atij që të thoshte që Tiranën e kishte përmbytur një budalla.

Duket se shpëtimi që i ka bërë Afrim Qendros nga burgu dikur Edi Rama, ka sjellë që edhe ai të marrë përsipër prishjen e ndërtimeve dhe nxjerrjen e shumë qytetarëve në rrugë të madhe.

 

Modifikuar më E mërkurë, 28 November 2018 09:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...