Deklarata e Veliajt për efektiven, Vasili: Viktimë e histerisë

E mërkurë, 28 November 2018 09:56

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës, pas deklaratën të tij për efektiven Ina Nuka e plagosur gjatë protestës para parlamentit. Veliaj bëri pyetjen nëse do martohet njeri me një gocë pa gishta, ndërsa Vasili thotë se histeria për të mbajtur një karrige po e bën gjithnjë e me te neveritshëm kryebashkiakun e Tiranës.

Statusi i Vasilit ne Facebook:

Fjale te neveritshme per gruan, nga nje kryebashkiak i lige e i pagdhendur.

Histeria per te mbajtur nje karrige po e ben gjithnje e me te neveritshem Kryebashkiakun e Tiranes.
Po ky kryebashkiak ne mes te sheshit,me nje sjellje te pagdhendur dhe pikerisht nje dite pas dites boterore kundra dhunes ndaj grave,duke marre shkas nga ngjarja me policen Ina tha me plot gojen sa me poshte:

“JEMI TE GJITHE BURRA, I SHKOJNE SYTE TE MARTOHET NJE BURRE ME NJE VAJZE PA GISHTA ?”, u shpreh Veliaj.

Viktime e histerise per pushtet dhe e ndonje keshilltari idiot, ky kryebashkiak mendon se do te krijoje keqardhje duke perdorur policen e demtuar dhe keshtu do demonizoje banoret e Unazes se Re.
Ne kete menyre ai u rrefen te gjitheve,dhe ketu eshte i sinqerte,qe gruaja apo femra eshte per te, nje teresi fizike,nje qenie anatomike,nje mall njerezor, te cilit i duhet bere inventari,dhe ne paste dicka mangut,ajo femer nuk do ta kete kurre dashurine njerezore dhe do te jete e perjashtuar nga jeta.

 
Ketij kryebashkiaku mijrat e familjeve dhe martesave te personave me handikap i duken anormalitet, qe nuk meriton respekt,apo qindra mijrave te tjereve, qe per dhjetra arsye traumatike apo shendetesore pesojne modifikime te pjeshme te trupit te tyre.
Dite turpi per Tiranen ne krye te Bashkise se saj ka dhunuesin me te keq te grave,me te lige se dhunuesit vete,pasi me fjalen e tij dhunoi njeherazi mijra e mijra gra dhe familje.
Sot eshte nje dite e keqe sepse Tirana, qe duhet te printe me evolucionin shoqeror te saj gjithe vendin,ka sot nje kryebashkiak te pagdhendur e te lige, qe per karrigen dhe milionat e eurove demostroi nje sjellje te zeze dhe pa alibi.
Dite e trishte per qytetaret e Tiranes.
Dite e trishte edhe per Shoqerine Civile shqiptare, e cila ka zgjedhur te flase shume edhe me pathos te zjarrte bile,por vetem nje dite ne vit per grate.
Shoqeria civile shmanget te perballet me dhunuesit e vertete shteterore, qe jane aty perpara syve tane,arrogante,
shpirtkeqinj,cinike,
pushtetplot e parashume.
Te gjithe jemi ne prove ne perballjen ndaj kesaj dhune ndaj grave se pari si qytetare dhe se dyti si familjare.
Modifikuar më E mërkurë, 28 November 2018 10:28
Login to post comments