Ambasadori i BE: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, mbështesim reformat

E mërkurë, 28 November 2018 11:39

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori shpreh urimet më të mira për shqiptarët në këtë ditë të veçantë dhe thotë se BE është e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë në plotësimin e reformave për integrimin në BE.

 “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të veçantë! # BE-ja është e angazhuar për të mbështetur # Shqipërinë në kryerjen e reformave të nevojshme për të arritur ëndrrën europiane të popullit të Shqipërisë. # EUforAlbania ”- shkruarn ambasadori i BE.

Screenshot 1

Login to post comments