Urimi mjaft origjinal i Manjanit për Pavarësinë e Shqipërisë

E mërkurë, 28 November 2018 11:57

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një urim mjaft origjinal për Pavarësinë e Shqipërisë.

Urimi i Manjanit:

Nëse demokracia; liritë dhe të drejtat themelore janë për shitje, pa dyshim që pushteti është blerësi më i madh. Sado të jetë çmimi!

Në këtë rast pushteti-blerës është krejt legjitim të bëjë ç’të dojë me liritë dhe të drejtat që bleu! Është legjitim të sillet si me çdo plaçkë tjetër që blen.

Kërkohet vetëm pak sinqeritet sa për të dalluar “shitësit” e lirisë dhe të drejtave nga ata që këto gjera i kanë të shenjta...

Ah se harrova, Gëzuar Pavarësinë!

Modifikuar më E mërkurë, 28 November 2018 12:11
Login to post comments