Ish ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu ka folur për situatën në të cilën gjendet Shqipëria.
Gjatë një interviste për Albanian Daily News ish-diplomati i lartë i SHBA në Tiranë shprehet se, “Megjithatë, sipas asaj që mendojnë shumë njerëz me të cilët kam folur, qofshin liberalë, konservativë apo midis, disa thonë se gjërat janë pak më mirë; të tjerë thonë që nuk ka shumë ndryshim, disa thonë është më keq”.
“Sidoqoftë, vijon ai, mbledhja e më tepër taksave është njëra anë. Ana tjetër është ajo çka njerëzit marrin në këmbim. Kjo pjesë për mua është pak e paqartë. Nuk jam në pozitë të them se nuk po marrin asgjë, por nuk e kam të qartë se sa përmirësime ka si rezultat i këtyre fondeve shtesë dhe procedurave më të mira”.