Policia ka arrestuar në mënyrë krejt të beftë dhe me dhunë, vetëm pak pasi kishte përfunduar protesta, disa banorë në zonën e Astirit.
Mësohet se janë shoqëruar 10 persona të cilët janë dërguar në komisariatin numër 6.
Policia bën të ditur se nuk ka asnjë të mitur të shoqëruar, ndërkohë nuk jepet asnjë informacion për protestuesit e tjerë të arrestuar.
Bëhet e ditur se deputeti Klevis Balliu shoqëroi në furgonin e policisë një protestues të mitur (siç jane të dhënat e deritanishme) të ndaluar nga polica. Ata ndodhen në komisariatin 6.
Dyshohet se disa nga banorët e shoqëruar janë Festim Maqini, Shkelzen Sadiku, Gezim Sadiku, Altin Çeku, Adritik Çeku, Dritan Çeku.