Policia e Ramës arreston me dhunë të miturin, deputeti i PD-së e shoqëron në furgon

Saturday, 01 December 2018 19:28

Banorët e Astirit që preken nga projekti i Unazës së Re këtë të shtunë (1 dhjetor) u përplasën me forcat e policisë.

Policia ka shoqëruar disa protestues, mes tyre edhe një të mitur.

Raportohet se banorët kanë agravuar situatën duke u përplasur jo vetëm me forcat e policisë por edhe me operatorët e mediave.

Ndërkohë deputeti Klevis Balliu shoqëroi në furgonin e policisë në protestues të mitur, i cili u ndalua nga policia.  Aktualisht ata ndodhen ne komisariatin 6.

"Duam shtëpitë tona", protestuesit e Unazës së Re bllokojnë rrugën

Me thirrjet "duam shpitë tona" edhe këtë të shtunë banorët  që preken nga projekti për Unazën e Re kanë dalë sërish në protestë.

Në ditën e 28  të qëndresës së tyre ata kanë bllokuar të dy akset e rrugës.

Në zonë ka pasur edhe prani të forcave të policisë.

Banorët kërkojnë që banesat e tyre mos prishen, ose të dëmshpërblehen në masën 100%.

"Kauza jonë, shtëpitë jonë", "qeveri hajdute", "O Edvin o diarre këtu i thonë Unaze e Re", ishin disa prej thirrjeve të banorëve.

Ndërkohë punimet kanë filluar duke hequr ndriçimin e rrugës dhe pemët.

Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të opozitës.

Modifikuar më Saturday, 01 December 2018 19:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...