Intervista e Berishës te VOA: Ja pse Rama është shkëputur nga realiteti

Diel, 02 December 2018 20:58

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste ka folur për qeverinë dhe mosbashkëpunim e saj me opozitën. Sipas Berishës kryeministri aktual nuk e kupton që bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm, por ai jo vetëm që nuk di të bashkëpunojë por nuk pranon as realitetin në të cilën po e fundos Shqipërinë. “Pavarësisht nga momentet e acarrta që kanë ekzistuar në marrëdhëniet midis forca të mëdha politike, e vërteta është që konstantja e tyre ka qenë bashkëpunimi. Kjo sot nuk është kuptuar nga Edi Rama, që bashkëpunimi midis forcave të mëdha politike është jetik, por që të bashkëpunojë qeveria me opozitën kjo ka një kusht themelor: Qeveria detyrimisht duhet të ndjejë domosdoshmërinë e këtij bashkëpunimi. Kjo qeveri nuk e ndjen këtë domosdoshmëri”,tha Berisha në një intervistë për Zërin e Amerikës. Berisha tha se Rama sot po bën gjithçka për të denigruar dhe kufizuar opozitën. “Sot kreu i maxhorancës bën gjithçka për të denigruar, për të kufizuar, për të demonizuar opozitën. Ai nuk ndjen nevojën, ai nuk kupton se është pikërisht kjo betejë e tij që bëri që Shqipëria të humbasë dy herë trenin e BE-së: një herë në 2016 duke mos hapur negociatat, dhe në 2018 të mos hapë negociatat sërish. Ai fajëson opozitën, duke thënë se “është opozita që trillon dhe përcjell tek të tjerët, tek ndërkombëtarët një situatë që nuk ekziston në Shqipëri”. Në të vërtetë është ai që nuk percepton realitetin shqiptar ashtu si është. Ka një problem madhor Shqipëria për të gjithë partnerët ndërkombëtarë nga Uashingtoni e me radhë: Krimi i organizuar, i cili gjdnet kudo në botë. Në Shqipëri ai në kulme, por Shqipëria ka një kryeministër, që është i vetmi në botë se ne Shqipëri nuk kemi banda, kemi keqbërës, por banda nuk kemi (!). Ky shembull tregon se ku gjendet Rama në raport me realitetin shqiptar. Edhe opozita, për të nuk ka asnjë vlerë dhe duhet vetëm denigruar”, tha Berisha.

Modifikuar më Diel, 02 December 2018 21:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...