Ervin Minarolli zgjidhet kryetar i degës nr.10 të PD, Tiranë

Diel, 02 December 2018 21:51

Sikurse në të gjitha degët e tjera të Partisë Demokratike, në rrethe e Tiranë edhe ne në degën nr.10 të degës së PD, Tiranë u mbajtën zgjedhjet për drejtuesin e ri të Partisë Demokratike.  

Kuvendi zgjedhor i Partisë Demokratike, Dega Nr 10 për zgjedhjen e Kryetarit të degës u mbajt pasditen e sotme tek Hotel Internacionali ( Rr "Kavajes" ) ku kandidtatë ishin:  Enkelejda Sallaku dhe Ervin Minarolli. Pas zgjedhjeve që u mbajtën për kryetarë të seksioneve dhe grupseksioneve, në degën numër 10 të PD, Tiranë u zhvillua dhe kjo përballje mes intelektualësh, ku ing. Ervin Minarolli, drejtues i Departamentit të Infrastrukturës dhe Transportit fitoi garën me pedagogen Enkelejda Sallaku.
Pas përfundimit të procesit zgjedhor deputetja e PD dhe e deleguara e kryetarit të PDSH, Lulzim Basha, Orjola Pampuri, në  rrjetin social FB shkruan: -“Sot Dega 10, Tiranë finalizoi procesin e zgjedhjeve në seksione e grupseksione, me organizimin e Kuvendit Zgjedhor, ku kandidati fitues rezultoi z. Ervin Minarolli. Falenderoj të gjithë anëtarët e degës nr.10, votues, kryetarë e sekretarë grupseksionesh e seksionesh, të zgjedhur rishtaz e të gjithë ata me të cilet punova për dy vite me rradhë, që nga momenti që me besuan degën 10. Nje falenderim shumë i veçantë shkon për z. Eduard Kelmendi, i cili për 4 vite e drejtoi me dinjitet këtë degë. Gjithashtu dua të falenderoj dhe bashkëpunëtorët e mi të grupit të punës znj. Enkelejda Sallaku dhe z. Gazment Koduzi për frymën e bashkëpunimit, në grupin e punës për këtë proces zgjedhor. Të gjithë bashkë, për të sjellë sa me afër fitoren e Partisë Demokratike”. Mina Hysa

Modifikuar më Diel, 02 December 2018 22:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...