Ylli Manjani: Përbindëshi i fjalës së lirë e nxori kokën

Hënë, 03 December 2018 09:44

Ish-ministri i LSI, Ylli Manjani ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, pas fjalës së këtij të fundit mbrëmë në konferencën për mediat ballkanike, në lidhje me lajmet e rreme.

Teksa Rama tha se do të ketë penalizime me gjoba të larta për të gjitha mediat që botojnë shpifje, Manjani thotë se ky është një pushkatim pa gjyq, pasi kush e percakton se cili është lajm i vërtetë dhe cili është i rremë.

Postimi i plotë

Përbindëshi i fjalës së lirë e nxori kokën.

Propozon që shpifjen ta dënojë qeveria jo gjykata. “Nuk ka pse të mundohemi deri në gjykatë…” – thotë zotëria.

Propozon të vendosë gjoba shumë të larta për ata që shpifin dhe nxjerrin lajme të rreme. Dakort me gjobën por pyetja është si do konstatohet shpifja ose edhe lajmi i rremë?!

Që një deklarim publik të quhet shpifje ose jo, duhet ta konstatojë një gjykatë e pavarur dhe me një proces të rregullt gjyqsor, ku shqyrtohen fakte e prova në këtë funksion.

Kryeministri thotë se “ska nevojë të shkojmë në gjykatë”, por ta dënojmë vetë!!!!

Dmth departamenti anti-shpifje i partisë urdhëron agjensinë publike x të dënojë me gjobë gazetarin, gazetën, portalin apo qytetarin për shpifje!

Kjo quhet pushkatim pa gjyq i cilitdo që shpreh një mendim!

Sipas kësaj llogjike edhe veprat e tjera penale ska pse ti gjykojë gjykata, por partia dhe komisarët e saj në polici.

Madje as për zgjedhje nuk do kemi nevojë sepse kemi sondazhet!!!

Kjo është fiks partia shtet!

Demokracia tashmë po shpallet shfaqje e huaj…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...