Paloka: Këtu halli më i madh është kush do jetë velina e Ramës në Bashki

Tuesday, 04 December 2018 10:13

Nënkryetari i grupit parlamentar në partinë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar pas vendimit të qeverisë franceze për të pezulluar rritjen e çmimit të naftës.

Paloka shkruan se francezët për pak cent janë ngritur në këmbë popull e polici bashkë, ndërkohë që Rama kaloi në parlament një paketë taksash dhe një buxhet që u rremben dhe qindarkat e fundit shqiptarëve.

Më tej Paloka shton me ironi se këtu janë në hall se kë nga velinat e tij do kandidojë Rama; atë me diplome të kopjuar apo ate me diplomë false.

Ja postimi i plotë

Francezet per pak cent , jane ngritur ne kembe popull e polici bashke... dhe nuk jane populli me i varfer i Evropes...

Rama kalon ne Parlament nje pakete taksash dhe nje buxhet qe rremben dhe qindarkat e fundit nga xhepat e shqiptareve per t’ju a kaluar me PPP pese miqve te tij ( praktikisht per ti kaluar ne xhepin e tij) nderkohe qe nxjerr ne rruge qindra familje pa ju dhene asnje cent... por ketu jane ne hall se ke nga velinat e tij do kandidoje Rama; ate me diplome te kopjuar apo ate me diplome false...

Login to post comments