Protesta e studentëve, vjen thirrja e fortë e ish-kryeministrit Berisha

E mërkurë, 05 December 2018 10:18

Me mijëra studentë shqiptarë janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme, ku kërkojnë ulje të tarifave të studimit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në facebook, shkruan se sot studentët protestojnë ndaj kësaj narkoqeverie të korruptuar.

Më tej ish-kryeministri ju ka bërë thirrje studentëve që të vijojnë të protestojnë ë deri në përgjysmimin e tariës.

Postimi i ish-kryeministrit:

Studentët në protesta të fuqishme kundër tarifave 4-15 herë më të larta se në të gjitha vendeve të BE dhe gjobave të turpshme të narkoqeverisë bandite.

Qindra studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit & Arkitekturës dhe Urbanistikës përsëri sot në protestë kundër rritjes së tarifave nga Edi Rama. Të gjithë studentët kërkojnë anullimin e këtij vendimi i cili rëndon mbi xhepat e çdo familje.

Ju bëj thirrje studentëve të bashkohen me protestën deri në përgjysmimin e tarifave dhe heqjen e çdo gjobë ndaj tyre. Studentët do fitojnë! sb

 

Modifikuar më E mërkurë, 05 December 2018 12:15
Login to post comments