LSI mbështet fuqimisht kauzën e studentëve, sistemi është i dështuar

E mërkurë, 05 December 2018 12:05

Nëpërmjet një deklarate për mediat ka qenë sot deputetja e LSI-së, Floida Kërpacci, e cila ka shprehur mbështetjen e fuqishme të LSI për kauzën e studentëve që kanë dalë në protestë dhe ka kërkuar anulimin e tarifës së vendosur ndaj tyre.

Kërpacci u shpreh se  “thirrja e studentëve “Ne nuk jemi bankomat” është apeli më i madh që i drejtohet qeverisë.

Kërpaçi tha" "Ne këtë Vendim të Këshillit të Ministrave, me dt.21.05.2018, pika 4, qeveria detyron studentet të paguajnë për çdo provim të mbartur, në baze të krediteve të tyre. Pra një familje shqiptare përveç tarifës vjetore që paguan, i duhet të paguaj edhe 4-fish me shume për çdo provim të mbartur!

Pagese, që çdo studente është i detyruar ta beje për çdo provim të mbartur, dhe sa here ti duhet ta japë atë provim! në një vend ku sistemi arsimor është i dështuar, ku punësimi është i pamundur por edhe i papaguar, një vendim i tille ku studentet të paguajnë për çdo kredit të provimeve të tyre, tregon përçmimin që ka qeveria për studentet!

Jam absolutisht kundër, si e re, si studente, sepse e di sesa e vështire është për bashkëmoshatare të mi, të përballojnë jetesën studentore, sesa ju duhet të punojnë për të paguar faturën vjetore të shkollës! Ky vendim, detyron studentet të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria!

Arsim cilësor nuk ka, punësim për të rinjtë nuk ka, pagesat janë qesharake, jetesa studentore është shume e shtrenjte! Studentet nuk duan të largohen nga vendi”, tha ndër të tjera deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi.

Modifikuar më E mërkurë, 05 December 2018 12:10

Video

Login to post comments