Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, Meta falënderim për të gjithë dhuruesit e gjakut

E mërkurë, 05 December 2018 12:26

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zgjedhur që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të falënderojë të gjithë ata që janë pbërë pjesë e nismës së tij për “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.

Sipas Presidentit Meta të gjithë kanë mbështetur këtë kauzë jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, dua të falënderoj të gjithë ata të rinj e të reja, burra e gra, institucione, shoqata e aktorë të shoqërisë civile, të cilët me vullnetarizëm janë bërë pjesë e “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” duke mbështetur këtë kauzë jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish.

Dhurimi i gjakut është një proces 100% i sigurtë dhe një proces tepër i shëndetshëm, sidomos për të rinjtë dhe për të rejat, të cilët unë besoj do vijojnë me vullnetarizëm të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe të këtij solidariteti njerëzor”, shkruan Presidenti Ilir Meta.

47576010 2031613463551583 3218772397133922304 n47576010 2031613463551583 3218772397133922304 n47576010 2031613463551583 3218772397133922304 n

Modifikuar më E mërkurë, 05 December 2018 12:28
Login to post comments