Ka përfunduar plotësisht riorganizimi i degës së Partisë Demokratike në Paskuqan. Pas zgjedhjeve në seksione dhe grupseksione procesi ak shkuar në pikën finale ët zgjedhjes së kryetarit të ri të degës. Delegatët kanë votuar Anton Pjetërnikajn sërish në postin e kryetarit të Partisë Demokratike Paskuqan duke e konfirmuar në detyrën që mbante. Në rrjetin social FB, Anton Pjetërnikaj shkruan: -: Kuvendi i Partisë Demokratike Paskuqan më rikonfirmoi në postin e Kryetarit të PD-së së kësaj Dege. Ju falënderoj për besimin dhe motivimin që më dhatë për të drejtuar demokratët e Paskuqanit në betejat dhe sfidat qe na presin. Përgjegjësi, angazhim dhe mirënjohje për gjithsecilin prej jush. Zoti ju bekoftë!”