Lahutën na e mori Serbia, na ngelën tepsia dhe brekushet e Ramës

E mërkurë, 05 December 2018 18:20

Lajmi i keq se Serbia bërë të sajën si trashëgimi kulturore botërore të mbrojtur nga UNESCO-ja lahutën shqiptare, ishte vijim i punëve të dobëta edhe kulturore të qeverisë së Ramës. Trashëgimia jonë materiale dhe shpirtërore, e cila është e pasur, falë kësaj qeverie, pësoi një goditje të rëndë. Si mundet serbët, një popullsi ardhacake të marrin e përvetësojnë një instrument të një populli të lashtë si shqiptarët? Sigurisht kjo ndodh në vendin ku kryeministri me brekushe flet përditë nga mëngjesi e deri në darkë për tepsi pushteti. Meqë ende nuk është shpallur si trashëgimi kulturore ndonjë tepsi, do ishte mirë që tepsia origjinale e Ramës (mbase edhe ndonjë kazan) shoqëruar me brekushet e tij të propozoheshin për trashëgimi origjinale botërore.

Login to post comments