Qeveria Rama taton fermerin për të risjellë koperativat e komunizmit në Shqipëri

Diel, 15 Prill 2018 20:09

Qeveria do të përjashtojë nga tatimi mbi vlerën e shtuar makineritë dhe pajisjet në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme përmes diellit dhe shoqëritë e bashkuara bujqësore.

Deri më sot investimet në këtë sektor ishin pjesë e zinxhirit të tvsh-së, ndërsa pas miratimit të propozimeve kostot për të ndërtuar panele diellorë do të jenë më të lira. Po ashtu edhe shoqëritë bujqësore tashmë do të kenë të njëjtin status si fermerët e thjeshtë sa i përket trajtimit të TVSH-së. Lajmin e dha ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë një bashkëbisedimi me biznese në Shkodër.

 “Vetëm javës që vjen bëhen dhe dy vlerësime të rëndësishme fiskale, një për industrinë elektroenergjitike për fotovoltaiket, ku TVSH për makineritë dhe pajisjet bëhet 0, dhe një tjetër për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, ku nëpërmjet instrumentit fiskal dhe procedurial do të trajtohet një ndërmarrje bujqësore si një fermer, pa ngarkesë TVSH-je”.

Modifikuar më Diel, 15 Prill 2018 20:12
Login to post comments