Kreu i Partisë Demokratike ka përshëndetur protestën e studentëve të zhvilluar sot përpara ministrisë së Arsimit. Teksa i është bashkuar protestuesve të Unazës së re në ditën e 33 të saj, Basha përcolli mesazhin e bashkimit dhe qëndresës, për të zmbrapsur hajdutët në qeveri.
“Lekët që duhet të shkojnë për të arsimuar rininë, shkojnë në projektet që vidhen nga Edi Rama dhe nxirren jashtë në ofshore. Po pse kështu do të vazhdojë Edi Rama. Nuk ka mundësi që për kërkimet shkencore caktohen 200 mijë euro dhe për këtë projekt abuziv cakton 48 milionë euro. Protesta e studentëve iu prishi rehatinë hajdutëve” tha Basha.
Studentët treguan sot “fuqinë” e tyre duke mbushur rrugën e Durrësit në Tiranë për të protestuar përpara godinës së ministrisë së Arsimit kundër tarifës për provimet e mbartura.
Kjo protestë madhështore, bëri që qeveria të tërhiqej, dhe kryeministri Edi Rama, të firmoste shfuqizimin e pikës 4 të VKM për tarifat.