Me mijëra studentë janë mbledhur tek Kryeministri për të protestuar kundër qeverisë dhe duke kërkuar realizimin e të gjithë pikave të kërkuara prej tyre tyre. Edhe gjatë ditës së sotme protestës I janë bashkuar edhe gjimnazistët e Tiranës.
Gjimnazistët e Tiranës kanë vërshuar me parulla dhe me vërshëllima bilbilash në këto momente drejt Kryeministrisë për t’u bashkuar me studentët.
Protesta e mijëra të rinjve vazhdon ndërkohë në dy sheshe: para Ministrisë së Arsimit dhe para Kryeministrisë nën sloaganin: 8 kërkesa, 2 sheshe, 1 kauzë. Po ashtu, protestohet në të gjitha universitetet e vendit.
Kryeministria njoftoi se kreu i qeverisë është gati të dialogojë me studentët para se të ndërmarrë hapa për të vepruar në plotësimin e kërkesave.