VKM për konviktet, LSI-Ramës: Po i hedh hi syve shqiptarëve

E mërkurë, 12 December 2018 17:38

Pas vendimit që miratoi sot qeveria në lidhje me marrëveshjen me qeverinë gjermanë për rikonstruksionin e konvikteve në Universitetin e Tiranës, vjen një reagim nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Përmes një deklarate për mediat nga selia e LSI-së, Kejdi Mehmetaj sulmoi kryeministrin Edi Rama ndërsa shtoi se projekti në fjalë duhet të kishte përfunduar. Ne emer te LSI ajo tha se Rama po tallet me studentet.

“I bëjmë thirrje kryeministrit që të vërë dorë mbi konviktet. Dhe sot për t’i hedhur hi syve shqiptareve, i shton një fond shtesë atij vendimi, por projekti duhet të kishte përfunduar. Studentët kanë kaluar natën mbrëmë në rrugë, dhe tallet me fëmijët e shqiptarëve. Ata kërkojnë të drejtën për të jetuar.”, tha Mehmetaj.

Login to post comments