Vasili -Ramës: O idiot, voto…

E Enjte, 13 December 2018 10:43

Është shoqëruar me tensione seanca e sotme e Parlamentit. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka tentuar të mos lejojë të flas kryeministri Rama gjatë seancës së sotme.

Salianji është afruar pranë foltores, por rreth tij është formuar kordoni i gardistëve.

Ai i ka hedhur Kryeministrit Rama ligjin e Arsimit të Lartë, ndërkohë që e ka ka quajtur si “ngelës”.

“Ti je ngelës”, iu drejtua Salianji ,Ramës, ndërkohë që Kryeministri nuk i është përgjigjur por ka larguar gardistët.

Ndërkohë që nga salla gazetari Panoramës, raporton se Kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili e ka ofenduar kryeministrin duke e quajtur “idiot”.

“Votoje amendamentin… Ik o idiot”, ka thënë Vasili. Ndërkohë që Kryeministri Rama tha se: “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë”,

 

Modifikuar më E Enjte, 13 December 2018 11:29
Login to post comments