Robert Aliaj sërish në protestë: Studentët tetë pikat do i marrin se s’bën  

E Enjte, 13 December 2018 12:50

Ndonëse policia e Tiranës e procedoi atë penalisht për ‘protestim të paligjshëm’, Robert Aliaj është shfaqur sot sërish në krah të studentëve.

Aliaj ndodhet para Parlamentit, ku mijëra studentë protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre. Aliaj tha se ka dalë po ashtu për të protestuar edhe ndaj mediave.

“Kam dalë në protestë se jam i zhgënjyer nga mediat”, tha ai.

“Të rinjtë duhet të jenë të bashkuar, ka paragjykime se ka edhe forume politike. Por është thelbësore që të rinjtë studentë po protestojnë. Unë vij këtu për t’u karikuar. Studentët ato tetë pikat do i marrin se s’bën”, tha më tej Aliaj.

Login to post comments