Prej disa orësh më mijëra janë studentët që kanë rrethuar parlamentin.
Ata janë më të vendosur se kurrë në kërkesat e tyre. Kërkojnë plotësimin e menjëhershëm të pikave dhe nuk pranojnë ‘dialogun’ që i ofron Kryeministri.
Rama nga salla e Parlamentit, i frikësuar të dalë në shesh, është shprehur i vendosur që pa dialog nuk do t’i firmosë.
Pas kësaj jashtë sallës së Kuvendit ka plasur reagimi i studentëve. Nuk kanë besim më besim studentët pa miratim me ligj në parlament pasi kanë frikë, dhe mbetet normale, se qeveria mund ti gënjejë duke ua miratuar tani nga presioni studentor dhe ti heq prapë në janar. Ndërkohë rrethimi vijon.